Si funksionin ekonomia? Cili është roli i qeverisë? Cili është efekti i shpërndarjes së aseteve në ekonominë tonë si dhe roli i atyre që marrin pjesë në këtë shpërndarje?

A ndihmojnë taksat më shumë se sa që dëmtojnë? Këto janë vetëm disa nga pyetjet e shumta që zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia, iu përgjigj në një leksion të hapur me studentet e ekonomisë në universitetin “Luarasi” ku u diskutua libri “Ekonomiksi i Mendimit Praktik”, me nocionet bazike të ekonomisë. Libri ofron një shpjegim të thjeshtë se si ekonomia dhe bota funksionojnë dhe përse përparojnë individët dhe kombet.

Kadia u tha studentëve në një bashkëbisedim se përse të kuptuarit e ekonomisë është përbërësi themelor për jetën e shoqërisë.

Qëllimi i këtij libri është të udhëzojë lexuesit e vet se si të bëjnë zgjedhjet e duhura për vendimmarrje personale e politike si dhe për ata që duan të kuptojnë se si funksionon ekonomia, çfarë mund të bëhet për të krijuar pasuri dhe si të bëjnë zgjedhje të shëndosha ekonomike.

“Ekonomiksi i Mendimit Praktik”, një hyrje klasike në bazat e ekonomisë së tregut, është një libër i cili është duke u përkthyer për lexuesit e vet në Evropë, Azi dhe vende të tjera. Libri është në dispozicionin tuaj online që nga nëntori 2020 dhe mund ta shkarkoni pa pagesë në gjuhën angleze si dhe në gjuhën shqipe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb