Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë Besart Kadia zhvilloi një takim me të dërguarin për Tregtinë të Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers.

Ata u angazhuan për të rritur shkëmbimet tregtare dhe investimet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

“100-vjetori i marrëdhënieve mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë ofron një moment të shkëlqyer për të bërë bilancin e asaj që është arritur deri tani dhe ku do të shkojmë në të ardhmen, si dhe punën e përbashkët për të promovuar rritjen ekonomike dhe punësimin për të dy vendet tona”, u deklarua gjatë takimi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb