Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Hantin Bonati organizoi sot një takim me drejtuesit e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve në të gjitha bashkitë e vendit. Në vazhdim të takimit të një jave më parë, u prezantua në detaje plani i operacionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit të pijshëm.

Pasi ju sqaroi drejtuesve të ujësjellësave se ata sëbashku me bashkitë respektive janë aktorët kryesorë në këtë proces, zv.ministri Bonati garantoi se qeveria do të jetë mbështetëse, nxitëse dhe monitoruese e përpjekjeve të tyre për rritjen e performancës duke ulur humbjet dhe rritur arkëtimet.

Në takim u vu theksi edhe tek nevoja që ndërmarrjet e ujësjellësave të mirëmenaxhojnë burimet njerëzore pasi në shumë raste ato janë të tejfryra.

Bonati me ujesjellast (1)

“Mjafton tu referohemi fakteve lidhur me humbjet që ka sot sistemi, gjysma e tyre rezulton që të jenë humbje nga mënyra e administrimit. Personat që ka çdo ndërmarrje, referuar standardeve, ne kemi dyfishin e stafit në ndëmarrjet e ujësjellësave. Duke marrë në konsideratë që kosto e shërbimit janë dy zëra kryesorë që është kosto e pagave e sigurimeve shoqërore që paguhen për stafin ashtu edhe kosto e energjisë elektrike, të dyja këto janë në gjykimin tonë shumë e thjeshtë që të reduktohen. Mjafton një riorganizim i brendshëm i ndërmarrjeve dhe numrat shkojnë sipas standardeve të përcaktuara”, u shpreh zv.ministri Bonati.

Ai kërkoi nga drejtorët e ujësjellësave që të ndërmarrin fushatë informimi për çdo abonent derë më derë duke i ftuar të bëhen pjesë e procesit të rikthimit të ligjshmërisë në konsumin e ujit të pijshëm.

“Përveç angazhimit të qeverisjes qendrore, me këtë fushatë sensibilizuese duke filluar nga të gjitha nivelet, një rol shumë të rëndësishëm do të luajnë vet ndërmarrjet. Ju jeni përgjegjës për të ofruar një shërbim më të mirë. Pjesa e sensibilizimit nëse do të jetë e mundur, dhe ju duhet ta organizoni kështu punën, të shkohet derë më derë dhe konsumatorëve duhet tu thuhet e vërteta siç është, si atyre që kanë qenë të rregullt me pagesën e detyrimeve gjithë këto vite ashtu edhe atyre që nuk kanë qenë të rregullt, jo vetëm për fajin e tyre por për fajin e gjithë sistemit, të të gjitha niveleve të qeverisjes”, insistoi Bonati.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb