TIRANË

Ministria e Jashtme e Shqipërisë, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” shkruan se zv. ministri i Jashtëm Agron Tare ka pritur sot një delegacion të OSBE-së.

Tare shprehet se Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë të gjitha rekomandimet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet.

  • foto galeri

“Shqipëria është e përkushtuar të përmbushë shumicën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet”, deklaroi Tare.

Ai vlerësoi qasjen bashkëpunuese të institucioneve të ODIHR me Shqipërinë, në lidhje me zgjedhjet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb