Zëvendës ministri i Shëndetësisë Albert Nikolla, u përfshi në një debat me gazetarin Erjon Skëndaj, në emisionin “Real Story”, në “News 24”.

Zv. ministri i tha gazetarit se sipas tij ka një qasje negative ndaj qeverisë dhe këtë e transmeton në daljet e tij televizive.

Nuk mungoi as kundërpërgjigja e Skëndajt, i cili tha se është i gatshëm të vërtetojë gjithçka që thotë dhe se ai është personi që ka sulmuar dhe qeverinë e para 2013-ës. Gazetari theksoi se ai transmeton vetëm të vërtetën

Debati i plotë:

Albert Nikolla: Në shërbimet e tua ke përhapur një kritikë të shumtë ndaj qeverisë. Në shërbimet e tua mediatike që bën, kritikon qeverinë.

Erjon Skendaj: Unë kam emrin tim, ata që të thonë ty të thuash këto ndaj meje

Albert Nikolla: Unë jam një person i shkolluar, nuk marr udhëzime se çfarë them

Erjon Skëndaj: Ju i keni parë kritikat e mia edhe para të 2013-ës, unë them të vërtetën që shoh.

Albert Nikolla: E sheh në këndvështrimin tënd

Erjon Skëndaj: Unë kam sjell zërin e qytetarëve, zërin e ekspertëve edhe në studio

Albert Nikolla: Programet e tua, shërbimet e tua televizive janë me një qasje negative ndaj qeverisë

Erjon Skëndaj: Nuk kam ardhur për të bërë reklamën e qeverisë as tuajën as të Berishës, hapni arkivat dhe shihni si jam sjell unë ndaj Berishës. Unë them atë që më kanë thënë njerëzit në spitale, unë e vërtetoj në çdo moment atë që them. Unë e kuptoj që jam në rrugën e duhur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb