Sociaistët kanë vërshuar me reagime të shumta pas deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta kundër kryeministrit Edi Rama, të cilin e bëri përgjegjësin kryesor të krizës së thellë politike.

Mes reagimeve është edhe ai i zëvendësministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili shkruan në “Facebook” se Meta i publikoi mesazhet e Ramës për të mbrojtur kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga shkarkimi.

“Meta publikoi mesazhet e Ramës për të mbrojtur Bashën nga shkarkimi në PD”, shkruan zv.ministri.

Gjatë konferencës për shtyp, Meta tregoi për herë të parë mesazhet që i kishte dërguar Edi Rama, i cili i thoshte që pas zgjedhjeve lokale Basha nuk do jetë më në krye të PD, ndërsa pasi të mbaronte mandatin e Presidentit nuk do të gjente më gjurmë të partisë së tij, LSI.

Kocii
Kocii

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb