Në lidhje me rastet e krimit pas ditëve të gjata të izolimit, e ftuar në “Real Story” në News 24, zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko tha se:

“Ka një ndjenjë ankthi, që projektohet në rritje të agresivitetit, hakmarrje, etj. Nuk duhet të harrojmë, që jemi ende në një situatë që nuk e dimë si dhe kur do të përfundojë. Kemi dhe një të panjohur të madhe, që nuk i japim ende një përgjigje. Kemi dy faktorë që rëndojnë gjendjen e gjithsecilit prej nesh. Duke mos pasur një dritë në fund të tunelit, që nuk e di kur do të përfundojë kjo gjë, krijohet ky acarim i brendshëm i njerëzve”.

Por ndër të tjera ajo u ndal te shifrat dhe shtoi se sa i përket vetëvrasjeve, krahasuar me një vit më parë, për të njejtën periudhë në 2020 ka një numër më të ulët.

Sa i përket vetëvrasjes, nuk e dimë ende pse kanë ndodhur. Por, nëse bëjmë një krahasim mes shifrave, edhe pse është shumë cinike, në 2020 kemi më pak vetëvrasje krahasuar me këtë periudhë në 2019. Nuk dua kurrë të bëj krahasim të jetës njerëzore, por është i rëndësishëm: 21 jetë një vit më parë, këtë vit 14”,- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: