Zv ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka në një intervistë me gazetaren e News 24, Klodiana Lala sqaroi aktin normativ të qeverisë për pezullimin e proceseve gjyqësore, pas situatës së krijuar me përhapjen e koronavirusit.

Ajo bëri të ditur se aktivitetet e ngutshme nuk do të pezullohen, por do të zhvillohen on line.

Po ashtu qytetarët do të kenë akses në gjykata.

“Me këtë akt normativ i sigurojmë akses qytetarëve në gjykata edhe pse shumë veprimtari janë pezulluar. Pra shtyhen gjyqet, por qytetarët kanë të drejtë të kryejnë ankesa, dhe të marrin informacione. Dikush nuk ka pse shqetësohet se i kanë kaluar afatet, aktivitetet e ngutshme nuk pezullohen. Sa për gjyqet është vendosur pjesëmarrje në distancë e palëve në proces, pra pyetet do të kryhen në distancë. Për të zhvilluar gjyqe on line kanë kapacitet Krimet e Rënda dhe Gjykata e Tiranës, pra bëhet fjalë për një seance audiovizive”,- tha ajo.

Ndër të tjera, Caka sqaroi se do modalitetet se si do të kryhen këto séance do të përcaktohen nga KLGJ.

Sa për hapjen e negociatave me BE, zv.ministrja tha se Shqipëria ka tashmë një punë të gjatë përpara, nisur edhe nga shtimi i kushteve.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb