Zv.ministrja egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve, Ghada Shalaby ka vizituar Tiranën si dhe ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24.

Egjipti është një vend pak i prekur nga shqiptarët, sidomos për turizmin, por Shalaby thotë se vendi i saj është i sigurit, i pastër, i ngrohtë dhe komod në këtë aspekt.

Zv.ministrja zbulon se janë 5 qytete që shqiptarët mund t’i vizitojnë pa patur nevojën e një vize, ato janë qytete turistike, mes tyre dhe Sharm-El-Sheikh.

PJESË NGA INTERVISTA NË REAL STORY

GHADA SHALABY: Ndodhem këtu me kënaqësi shumë të madhe për të ftuar shqiptarët të vizitojnë Egjiptin, në kohët e sotme, me gjithë aktivitetiet për të eksploruar kulturën dhe turizmin në Egjipt.

Sigurisht që pandemia ka ndikuar shumë negativisht në të gjitha fushat, në çdo cep të globit, turizmin dhe aktivitetet që ofron. Egjipti po e përballon mirë situatën duke marrë të gjitha masat duke mbajtur nën kontroll rastet e reja.

Pak ditë përpara se të përhapej Covid-19 morëm masa për të higjienizuar për të mbrojtur jetët e turistëve dhe punonjësve. Vendosëm një Lock-Down, kur hapëm turizmin në mënyrë graduale pamë që avionët e parë që sillnin turistë në Egjipt po vinin menjëherë.

Nga fillimi i pandemisë ne kemi ndjekur udhëzimet e organizatave ndërkombëtare. Kemi marrë të gjitha masat në hotele dhe resortet që presin turistë, për mbarvajtjen e tyre kemi aplikuar edhe gjoba të vështira, edhe të mëdha, duke bërë që njerëzit të jenë të kujdesshëm. Gjithë sektori po i përmbahet masave, që përditësohen në bazë të organizatave.

Për momentin janë disa zona që janë konsideruar si zona të sigurta, dhe janë të mbrojtura nga COVID-19, si Sinai verior, Deti i Zi, zonat turistike në këto dy pjesë të Egjiptit. Të gjitha ambientet që presim turistët janë të certifikuara nga Organizata Botërore e Turizmit.

E marrim parasysh situatën që turistët vijnë për të pushuar në Egjipt. Rregullat nuk janë të rënda por as të lira.

PYETJA: Nëse unë dua të vij në Egjipt, pra thjesht i hipi avionit dhe vij, duhet të kem test negativ? Çfarë më duhet mua për të ardhur?

GHADA SHALABY: Që prej 1 shtatorit Egjipit ka marrë vendim që të gjithë që hyjnë në vend duhet të kenë test PCR negativ. Përjashton ata që udhëtojnë në 3 qytete turistike si Sharm El-Sheikh, etj. Aty ka laboratorë që ata që nuk e kanë testin me vete, por e bëjnë aty kur mbërrijnë. I duhet 1 ditë të qëndrojnë në dhomën e tyre, pastaj kur del rezultati negativ atëhere mund të lëvizin sipas dëshirës.

PYETJA: Janë dy mundësi, ose testi, ose e bën në këto 3 zona turistike pëveç Kajros? Ç’ndodh nëse një turist del pozitiv?

GHADA SHALABY:Në rastet fatkeqe kur një turist rezulton pozitiv, mjekët e mbajnë nën kontroll në hotel, e vizitojnë disa herë, i bëhen të gjitha shërbimet, patjetër edhe familja mbahet nën kontroll. Duke parë kontaktet më të afërta. Personit që rezulton pozitiv i ofrohet ushqimi, e gjithë mbështetja. Më pas i bëhet testi i dytë dhe ndiqet gjendja e tij nga pozitiv deri në negativizim. Gjatë kohës kur trajtohet në Egjipt, shpenzimet mbulohen nga shteti deri në shërim.

Për një udhëtim të drejtpërdrejtë sigurisht kam komunikuar me disa kompani ajrore për fluturime direkte mes dy vendeve. Do ishte hap shumë i mirë për vendin. Janë disa kompani fluturime.

PYETJA: Me sa kam lexuar, shqiptarët kur udhëtojnë drejt Kajros marrin vizën on arrival, e marrin në aeroportin e Kajros. Në këto vende ku bëhet turizmi tradicional, aplikohet regjimi i vizave?

GHADA SHALABY:Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Egjiptit me viza duke aplikuar në ambasadë, të aplikojnë nëpërmjet online apo aeroport. Janë 5 zona turistike që i presin shqiptarët pa viza. Përveç 3 zonave janë shtuar e dy të tjerë, janë 5 qytete që mund të udhëtojnë pa paguar viza. Janë dhe disa masa të tjera lehtësuese, disa taksa për mjetet fluturuese, parkimin etj. Nisma që kanë për qëllim të lehtësojnë ardhjen e turistëve në vendin tonë.

PYETJA: Egjipit është destinacion më i sigurt dhe më i pastër për shqiptarët?

GHADA SHALABY:Do doja që t’ju ftoja të vizitonit përsëri, ta shihni ndryshimin. Egjipti ka pritur 30 milionë vizitorë vitin e kaluar, kemi pasur rritje me 27%. Për shkak të pandemisë dhe masave të marra e çuan në 3 milion. Bëri goditjen e saj pandemia. Shiheni vetë se sa e pastër, i sigurt, higjienik dhe i ngrohtë është Egjipti. Dhe resortet komode që ofron.  Si ju dhe gjithë bota po e prisni evenimentin, për hapjen e muzeut. Ishte planifikuar këtë vit, por prej situatës u shty vitin tjetër, ju ftoj të jeni pjesë e këtij evenimenti që do jetë madhështor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb