Zv/ Presidenti i Komisionit Europian, Joseph Borrell ka telefonuar ministrin e jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov lidhur me situatën në Bjellorusi. Borrell ka mbështetur propozimin e OSBE për dialog teksa ka theksuar se duhet zgjidhje paqësore.

Në fakt Rusia është dakord që OSBE të ndërmjetësojë dialogun në Bjellorusi, teksa është Presidenti Lukashenko i cili ngurron.

Për zgjidhjen ka dhënë garanci Borrell, i cili qartësoi Lavrovin se nuk do të cënohet soveraniteti dhe pavarësia e Bjellorusisë, por vendimi do u lihet vetë bjellorusëve. BE kërkon vetëm zgjidhje paqësore.

Kohët e fundit, pas zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi opozita doli në protestë pasi Lukashenko shpalli fitoren me 80% të votave. BE nuk njohu zgjedhjet teksa opozita bjelloruse pretendon se rezultati u manipulua.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb