Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris vizitoi një grup refugjatësh ukrainas gjatë udhëtimit të saj në Varshavë, Poloni, për një diskutim rreth përvojave të tyre, duke thënë të enjten se biseda e tyre do të ndihmonte në informimin se si SHBA mund të mbështesë më së miri ata që largohen nga Ukraina.

“Biseda që do të kemi këtë pasdite do të më ndihmojë të më informojë mua, Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe popullin amerikan për atë që keni përjetuar, në mënyrë që të mund t’ju mbështesim më së miri ju dhe familjet tuaja”, tha Harris.

Ajo vazhdoi: “Keni kaluar kaq shumë. Dhe njerëzit në këtë tryezë përfaqësojnë mbi një milion njerëz që duhen parë, historia e tyre duhet të dihen, në mënyrë që ne si një komunitet njerëzish në mbarë botën t’ju mbështesim”.

Ajo falënderoi grupin e refugjatëve për “gatishmërinë, guximin dhe kohën”.
“Ne jemi këtu për t’ju mbështetur dhe ju nuk jeni vetëm .. Ne në mbarë botën po shikojmë,” tha ajo.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se të paktën dy milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.
Shtëpia e Bardhë po e quan grupin “persona të zhvendosur” në vend të “refugjatëve”, sepse disa mund të dëshirojnë ende të kthehen në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb