Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani janë dy realitete në Serie A, dy lojtarë jashtëzakonisht të rëndësishëm për ekipin e tyre, Empoli. Futbollistët shqiptar zbritën sërish si titullarë në transfertë përballë Sampdoria, si rrallë herë këtë javë, Nedim Bajrami nuk arriti të “shpik” diçka për të nxjerrë Empolin nga “hallet”.

Kjo transfertë u ndërlikua më shpejt se sa parashikohej teksa Quagliarella realizoi një dy golësh të shpejtë brenda 29-të minutash.

Dy legjionarët shqiptar u ndëshkua brenda pjesës së parë me karton të verdhë, ndërsa në pjesën e dytë në minutën e 75-të Bajrami u zëvendësua ndërsa Asllani qëndroi në fushë për 90-minuta pa mundur të shmang humbjen e pastër 2-0 në transfertë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb