Mateu Lahoz, arbitri i ndeshjes, ishte nga të pakët protagonistë që nuk ishte në lartësinë e sfidës Argjentinë-Holandë.

Messi e akuzoi se kishte tendencë për të favorizuar Holandën, ndërsa “tulipanët” e akuzuan për “favorizim” ndaj Messi-t.

Fakt është që gjyqtari i takimit akordoj jo pak, por 16 kartonë të verdhë në këtë sfidë duke barazuar në këtë mënyrë rekordin botëror të vendosur në vitin 2006 në sfidën Holandë-Portugali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb