Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus i quajti sot “vrasje” rastet e korrupsionit në lidhje me pajisjet mbrojtëse (PPE) të përdorura në kontekstin e pandemisë së COVID-19.

“Nëse punonjësit e kujdesit shëndetësor punojnë pa PPE, jeta e tyre është në rrezik dhe kjo rrezikon, gjithashtu, edhe jetën e atyre për të cilët kujdesen”, tha Ghebreyesus, i pyetur nga gazetarët në lidhje me rastet e korrupsionit në Afrikën e Jugut.

“Pra, është kriminale dhe vrasje dhe kjo gjë duhet ndaluar”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: