Dy futbollistë shqiptarë janë në garë për lojtarin më të mirë në Zvicër. Dy futbollistët shqiptarë që luajnë në kampionatin zviceran, Amir Abrashi dhe Albert Bunjaku, më shumë se kurrë kanë nevojë për votat e tifozëve shqiptarë. “Portali i famshëm zviceran, ‘Blick’, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit në Zvicër kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare në internet, duke zgjedhur futbollistin më të mirë në elitën e futbollit helvetik, dhe në mesin e 30 lojtarëve, janë edhe dy futbollistë shqiptarë”-shkruajnë mediat. Mesfushori fantastik i Kombëtares, Amir Abrashi që luan me skuadrën e famshme Grasshoppers si dhe sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, janë ndër lojtarët e përzgjedhur për futbollistin më të mirë në Zvicër. Federata e Futbollit të Zvicrës, do t’i ndaj çmimet e kësaj gare më 26 janar, dhe deri në atë kohë keni të drejtë vote.
(o.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: