Pandemia e koronavirusit ka një efekt shkatërrues mbi punësimin dhe prodhimin në të gjithë botën, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe automjeteve, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

“Kriza e COVID-19 është duke patur një efekt shkatërrues për punëtorët dhe punëdhënësit me humbje masive në prodhim dhe punë në të gjithë sektorët e ekonomisë”, tha ILO.

“Bota e punës po kalon krizën më të keqe ndërkombëtare që nga Lufta e Dytë Botërore”, theksoi Alette van Leur, drejtore e politikave sektoriale në ILO, gjatë një videokonferencë me gazetarët.

“Ndikimi ekonomik i pandemisë ndoshta do të jetë i rëndë dhe i qëndrueshëm”, shtoi ajo.

Sipas ILO-s, ndër sektorët më të prekur janë ai i udhëtimeve dhe turizmit, i cili kontribuoi në rritjen globale me 3, 2% në vitin 2018 dhe sektori i zgjeruar i të cilëve përfaqëson deri në 10,4% të pasurisë së krijuar.

Ky sektor, i cili punësoi 319 milionë njerëz në 2018 ose 10% të punësimit global, mund të kontraktohej nga 45 deri në 70%.

Po sipas ILO-s, industria e automobilave është goditur nga një goditje e trefishtë, me mbylljen e fabrikave, ndërprerjet në zinxhirët e prodhimit dhe rënien e kërkesës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb