Deputetët zviceranë miratuan masivisht sot përdorimin e një aplikacioni për të gjurmuar personat potencialisht të infektuar nga koronavirusi i ri, në përpjekje për të parandaluar një valë të dytë të pandemisë së COVID-19.

Këshilli Kombëtar, Dhoma e Ulët e Parlamentit zviceran, e miratoi një projekt të tillë me 156 vota pro dhe 22 kundër.

Aplikacioni smartphone përdor teknologjinë Bluetooth për të gjurmuar kontaktet që mund të ketë patur një person i testuar pozitiv për SARS-CoV-2.

Përdorimi i aplikacionit është vullnetar dhe informacioni nuk ruhet.

Në Zvicër, deri më tani, janë regjistruar 30 900 raste infektimi dhe rreth 1 600 viktima nga COVID-19.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb