Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), Roberto Azevedo, njoftoi sot dorëheqjen e tij në fund të gushtit për arsye familjare, një vit para përfundimit të mandatit të tij dhe në mesin e një rënieje të plotë të ekonomisë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

“Është një vendim personal dhe jam i bindur se ky vendim i shërben më së miri interesave të kësaj organizate”, tha Azevedo gjatë një videokonferencë.

Largimi i parakohshëm i brazilianit vjen në një kohë kur ekonomia botërore po përjeton frenimin e saj më të dhunshëm që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Edhe vetë OBT-ja ka muaj që po kalon një krizë të thellë, pa organin e saj të apelit për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare mes anëtarëve të saj.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb