Bashkimi Europian duhet të gjejë një politikë të përbashkët për marrëdhëniet e saj me Kinën, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.

 

Merkel deklaroi se në samitin e ardhshëm BE-Kinë, që do të zhvillohet në muajin shtator në Leipzig, prezantimi i Kinës për një sistem të tregtimit të emetimeve do të jetë i rëndësishëm në axhendë, duke shprehur gjithashtu shpresë për bashkëpunim lidhur me këtë fushë.

Në Forumin Ekonomik Botëror, Merkel theksoi se bisedimet duhet të përqendrohen edhe në politikën e jashtme aktive të Kinës në rajone si Afrika, duke shtuar se BE-ja gjithashtu duhet të marrë rol më aktiv në ato rajone.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb