GJENEVË- Obeziteti te fëmijët e moshës nën pesë vjeç regjistron nivele alarmante duke u kthyer në “një makth mjaft shqetësues” në vendet në zhvillim, kryesisht në Afrikë, ku këto shifra janë dyfishuar prej vitit 1990, paralajmëroi sot OBSH-ja.

Autorët e këtij raporti, anëtarë të Komisionit përgjegjës për Reduktimin e Obezitetit te Fëmijët, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), theksojnë se për një periudhë të gjatë, ky fenomen nuk është parë si një çështje primare e shëndetit duke u konsideruar nga disa si rezultat i një sjelljeje të përcaktuar nga familja.

Por, ky proces monitorimi për një periudhë dyvjeçare në më shumë se 100 vende nxori si përfundim se qeveritë dhe politikat e shëndetit publik në mbarë globin duhet të jenë në vijën e parë për të parandaluar këtë fenomen.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: