Organizata Botërore e Shëndetit tha sot se e konsideron aspak realiste mbajtjen e ngjarjeve sportive, me turma të mëdha, në vendet që po vuajnë nga transmetimi lokal i koronavirusit të ri.

“Mund të jetë katastrofike, në rrethana të tilla, të lejohen ndeshjet që tërheqin dhjetëra mijëra persona”, tha kreu i OBSH-së për Emergjencat Shëndetësore, Michael Ryan.

“Nuk është aspak realiste në vendet me transmetim lokal të mendosh se do të shihen grumbullime të mëdha këtë vit”, shtoi ai.

Epidemiologu irlandez theksoi se është e pamundur të parashikohet se kur mund të jetë një datë e mundshme për të rinisur ngjarjet kryesore sportive.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb