Hemisfera veriore ndodhet në një çast kritik të pandemisë COVID-19, paralajmëroi sot kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

 

“Shumë vende po shohin një rritje eksponenciale në rastet e COVID-19”, tha ai  dhe kjo po bën që spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv të jenë afër ose të kenë tejkaluar kufijtë e tyre të kapacitetit, kur jemi veçse në tetor”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë, pasi disa vende janë në një rrugë të rrezikshme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb