OBT-ja shtyu papritur takimin e rradhës gjatë të cilit anëtarët e saj do të bisedonin për zgjedhjen e drejtori të ri të përgjithshëm, por me pak shpresë për sukses për shkak të bllokimit nga SHBA-ja.

“Për arsye që përfshijnë situatën shëndetësore dhe ngjarjet aktuale, delegacionet nuk do të jenë në gjendje të marrin një vendim zyrtar më 9 nëntor, ndaj takimi do të shtyhet deri në një njoftim të mëtejshëm”, sipas një dokumenti nga OBT.

Tetë kandidatë, pesë burra dhe tri gra, ishin në garë për të marrë drejtimin e OBT-së, një institucion në krizë dhe nën sulm nga administrata Trump në mes të rënies ekonomike globale.

Në fund të një procesi përzgjedhjeje që zgjati gjashtë muaj, komiteti përgjegjës njoftoi më 28 tetor se kandidati më i mirë i vendosur për konsensus ishte nigeriania Ngozi Okonjo-Iëeala.

Por SHBA-ja e bllokoi rrugën e saj, duke mbështetur rivalen e saj, koreano-jugoren Yoo Myung-hee, gruaja e parë që ka shërbyer si ministre e tregtisë së vendit të saj.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb