ZVICER- Teksa tifozët e Turqisë dhe ata të Kroacisë festonin në Bernë, fitoret e përfaqësueseve të tyre të futbollit, një motorist shqiptar 31 vjeç ka humbur jetën pasi që është penguar dhe përplasur në turmën.
Aksidentin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë së Kantonit të Bernës, Ramona Mock. “Ndodhi një aksident, i cili mjerisht pati pasoja fatale”, ka thënë ajo.
Personi në fjalë, për të cilin policia thotë, është një shqiptar nga Kosova, i cili ka humbur kontrollin mbi motoçikletën që po e ngiste ndërsa një kolonë makinash të festuesve po lëvizte në të njëjtin drejtim me të.
“Nga shkaqe ende të paqarta, ai e ka humbur kontrollin mbi motorin e tij dhe është ndeshur me një veturë të ndalur”, thotë policia.

(she.is/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb