ZVICËR- Presidenti ukrainas Petro Poroshenko u përball me një moment të pakëndshme gjatë vizitës së tij zvicerane, kur gjatë një leksioni në Universitetin e Zyrihut, u ndërpre nga një grup protestuesish, të cilët fishkëllyen duke e lënë atë pa fjalë për disa sekonda.

Poroshenko është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, dhe axhenda e tij përfshinte pjesëmarrjen në Simpoziumin Special Churchill, një ngjarje e përvitshme që nga viti 1996.

Ligjërata e tij në Universitetin e Zyrihut u ndërpre, kur njëri prej të pranishmëve bërtiti: “Unë nuk dua të ulem në të njëjtën dhomë me dikë që po vret fëmijët”.

Deklarat u pasua nga duartrokitjet, të cilat e lanë udhëheqësin e Ukrainës pa fjalë për disa sekonda, ndërsa ai u përpoq për të vazhduar fjalimin e tij pa sukses.
Poroshenko e mori situatën në dorë pas dëgjimit të një fraze të turpshme në rusisht mes fishkëllimave. “Nëse dikush e kupton atë që ajo tha, është pikërisht niveli kulturor i kësaj zonje”, tha Poroshenko me një të qeshur. “Lavdi Ukrainës”, shtoi ai në ukrainase.

Ndërkohë në një intervistë të publikuar sot nga gazeta zviceriane “Neue Zürcher Zeitung”, Poroshenko ka deklaruar se Vladimir Putini nuk do të marrë asgjë nga Ukraina.
“Nuk do t’i jap asnjë mundësi Putinit që të na marrë asnjë copë territori nga Ukraina”, theksoi presidenti Poroshenko, para fillimit të Forumit Ekonomik të Davosit.

Luftimet e përgjakshme vazhdojnë mes forcave separatiste dhe ushtrisë ukrainase në lindje të vendit, që në mars humbi provincën autonome të Krimesë, e aneksuar nga Rusia.

Presidenti ukrainas njoftoi gjithashtu se ka riarmatosur vendin muajt e fundit dhe se politika ukrainase e mbrojtjes kushton aktualisht 6,5 miliardë dollarë, kjo shpjegon edhe nevojën urgjente për një ndihmë ndërkombëtare ndaj këtij vendi, vazhdoi presidenti ukrainas.

https://www.youtube.com/watch?v=9kAH0WbbUiQ#t=44

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb