Zvicra ka regjistruar rastin e parë të variantit brazilian të COVID-19.

E përditshmja “Blik” shkruan se është e paqartë se si ky variant ka hyrë në Zvicër. Virgina Maseraj, punonjëse në Shërbimin Federal të Shëndetit, ka treguar për mediat se varianti brazilian mund të riinfektojë personat që e kanë kaluar njëherë sëmundjen.

Numri i infektimeve është në rënie në Zvicër, por ekspertët thonë se ato mund të rriten për shkak të pranisë së varianteve të reja.

Në total deri më tani, janë regjistruar 4.411 persona të infektuar me variantet e reja, shumica prej të cilave janë infektuar me variantin e zbuluar në Britaninë e Madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb