Zvicra shkoi historinë duke prekur fazën çerekfinale, këtë e realizuan në versionin më të bukur të mundshëm, një kualifikim fantastik përballë Francës që as në ëndërr nuk e kishin imagjinuar. Helvetën rikthehen në fushë pa presion, të çliruar totalisht, por përballë Spanjës zbresin pa kapitenin dhe liderin e tyre Granit Xhaka. Zviceranët dhe trajneri Petkovic kthejnë tashmë vështrimin nga Xherdan Shaqiri, do të jetë ai kapiteni që do të udhëheq ekipin, të gjithë shpresojnë që shtatshkurtri të jetë në ditën e tij më të mirë, në një version të tillë Shaqiri është i papërmbajtshëm:

3338712e48
3338712e48

“Kemi vërtetuar më shumë se një herë se nuk jemi një skuadër mbrojtëse, e vërtetuam edhe kundër Francës ku nuk shënuam një por tre gola”, me këto fjalë nisi Shaqiri konferencën për shtyp duke shtuar: “Do të jap maksimumin kundër Spanjës, edhe nëse nuk shënoj nuk ka rëndësi, mjafton edhe një asisit”, theksoi kapiteni. I bindur në forcën e ekipit të tij u shfaq edhe trajneri Petkovic: “Dëshirojmë të fitojmë. Wembley dhe gjysmëfinalja janë një objektiv mese i arritshëm”, u shpreh trajneri i Zvicrës në konferencë për shtyp. Zvicra dhe Spanja janë përballur 7 herë ndërmjet tyre, 4 fitore Spanja, 1 Zvicra dhe dy sfida kanë përfunduar në barazim. Një fitore e Spanjës sot kuotohet me koeficientin 1.61 ndërsa një fitore e Zvicrës me koeficientin 5.75
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb