MADRID

Me pretendimin për “korrupsion” në Zvicër ka filluar një hetim kundër Juan Carlos, ish-mbretit të Spanjës e cila drejtohet me monarki parlamentare dhe fronin e së cilës ia dorëzoi në vitin 2014 djalit të tij Felipe.

Në hetimin e njoftuar që është nisur nga Prokuroria zvicerane, Carlos akuzohet se ka marrë nga komisioni 100 milionë euro nga tenderi i projektit të trenit të shpejtë Mekë-Medine i cili është fituar nga konsorciumi spanjoll në vitin 2012.

Theksohet se Carlos i ka dhuruar mikeshës së tij Corinna zu-Sayn-Wittgenstein 65 milionë euro nga komisioni që ka marrë dhe se këtë e ka bërë nëpërmjet fondacionit panamez duke e dërguar në një llogari në bankat e Zvicrës.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb