Konsumimi i kanabisit duhet të lejohet, në rastet kur bëhet për qëllime shkencore. Një vendim të tillë e ka dje sot Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës, pa asnjë votë kundër, shkruan srf.ch

Në sfond të këtij vendimi mësohet se është një projekt i Universitetit të Bernës, përmes të cilit synohet të zbulohet se çfarë do të ndodhë, në rast se kanabisi legalizohet. Për pjesëmarrje në këtë projekt, 1000 persona do të kenë mundësi të blejnë kanabisin në farmaci, transmeton albinfo.ch.

Zyra Federale për Shëndetësi, me një vendim të marrë pak muaj më parë, nuk e kishte miratuar këtë projekt, me arsyetimin se ai, si i tillë, përbën shkelje të ligjit mbi lëndët narkotike.

Në rast se Dhoma Nacionale e Parlamentit e mbështet vendimin e Dhomës së Kantoneve, atëherë ligji në fjalë do të ndryshohet dhe në këtë mënyrë Universiteti i Bernës do të mund ta realizojë projektin e përmendur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: