Pas Polonisë, edhe Federata Zvicerane e futbollit ka dalë kundër opsionin për të zhvilluar një ndeshje të mundshme përballë Rusisë. Kalendari parashikonte që fituesi i çiftit Rusi-Poloni do të përballej me fituesit e çiftit Republika Çeke-Zvicër, ndeshje të vlefshme për play-off e Botërorit:

“Pushtimi ilegal dhe i padrejtë që po i bëhet Ukrainës e bën të pamundur një ndeshje të mundshme përballë Rusisë. I bëjmë thirrje FIFA-s të vendos se çfarë do të bëjë me ndeshjet e playoff që parashikohen të mbahen në mars. Në çdo rast, pavarësisht vendimit që do të marr FIFA, ne kemi vendosur të mos luajmë kundër Rusisë në mars”, u shpreh presidenti i federatës zvicerane, Karl-Erik Nilsson.

Në lidhje me luftën në Ukrainë dhe vendimin e marrë nga federata polake ka reaguar edhe sulmuesi i Bayern Munich, kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski:

Leva
Leva

“Është vendimi i drejtë. Nuk arrij ta imagjinoj se mund të luaj një ndeshje kundër përfaqësueses ruse në një situatë të tillë, përpara një agresioni të vazhdueshëm ushtarak ndaj Ukrainës. Futbollistët dhe tifozët rus nuk janë përgjegjës për këtë por nuk mund të shtrihemi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, u shpreh Lewandowski.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb