Zvicra mund të përballet me një valë të re të COVID-19 vetëm prej turistëve. Prej 3 muajsh qytetarët që banojnë në Zvicër kanë zgjedhur të pushojnë në bregdet, shumica në Itali, Ballkan apo Portugali e Eritrea.

Gazeta Blick ka zgjedhur mënyrën më epike për të shpërndarë një mesazh sensibilizues për të gjithë qytetarët e saj.

Me titull të madh shkruhej “Ju lutem vaksinohuni” në 5 gjuhë të huaja, ku në vend të parë qëndronte thirrja në gjuhën shqipe.

Mijëra shqiptarë, kryesisht nga Kosova jetojnë në Zvicër dhe për këtë gazeta vendosi edhe shkrimin e një mjeku me emrin Florim Cuculi, kardiolog në një spital të kantonit të Luzernës që përcillte një mesazh për bashkëatdhetarët e tij pse duhet të vaksinohen.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb