Qeveria zvicerane ka miratuar planet për legalizimin e konsumit dhe shitjes së kanabisit në Zyrih përmes një testimi masiv që pritet të nisë këtë verë dhe që pritet të vlerësojë përfitimet ekonomike dhe shëndetësore pas legalizimit të kësaj lënde narkotike.

Si pjesë e një studimi shkencor që do zgjasë mbi tre vite, 2,100 banorë të Zyrihut do të lejohen të blejnë doza të rregulluara të drogës për përdorim personal. Në këmbim, ata do të duhet t’i përgjigjen një pyetësori çdo gjashtë muaj mbi zakonet e tyre të konsumit dhe për shëndetin.

Projekti “Zuri Can” është një bashkëpunim midis këshillit të qytetit të Zyrihut dhe Spitalit Universitar të qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: