ZVICER- Në kohën e digjitalizimit dhe ndryshimit teknologjik, Zvicra po përballet me mungesën e inxhinierëve edhe specialistëve të telekomunikacionit. Situata ka gjasa të përkeqësohet në vitet e ardhshme për shkak se industria nuk është vetëm në rritje, por shumë prej tyre po dalin në pension.

Industria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (ICT) po rritet. Që nga viti 2010, numri i njerëzve që punojnë në këtë industri është rritur me gati 30% dhe në 8 vitet e ardhshme pritet të punojnë rreth 236,000 njerëz në profesione të tilla, sipas një studimi të publikuar enjten në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

ICT ka vlerësuar se deri në vitin 2026, vendet vakante aktuale duhet të plotësohen pjesërisht për shkak të largimit të mbi 51 mijë ekspertëve. Së bashku me rreth 37,000 njerëz për shkak të kërkesës në rritje, kjo rezulton me një total të përgjithshëm me 88,500 profesionistë të rinj.

Kjo kërkesë mund të mbulohet pjesërisht nga diplomuarit e rinj që janë rreth 31,500 dhe nga imigracioni me rreth 16,700. Gjithashtu mbi 40.000 punëtorë shtesë të kualifikuar duhet të jenë të trajnuar, bën me dije organizata e ekspertëve të IT-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: