Zvicra do të përballet me Bjellorusinë me 25 mars, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Politika edhe këtë herë mund të ngatërrohet me sportin, pasi takimi do luhet në Serbi, në Stadion Karađorđe (Novi Sad). Predrag Mihailovic, kryeredaktor i portalit “Sportal.rs” në Beograd ka thënë diçka për sigurinë në tokën serbe.

“Njerëzit i shohin ende Xhakën dhe Shaqirin si persona që i provokojnë lojtarët serbë. Xhaka dhe Shaqiri nuk janë veç futbollistë, por janë parë edhe si figura politike pasi tashmë i kanë shfaqur bindjet e tyre politike.

Novi Sad- Njerëz nga 15 nacionalitete jetojnë në këtë qytet. Shumica prej tyre nga Hungaria, Rumania, Sllovakia dhe të tjerë jetojnë së bashku me serbët me dekada.

Ai natyrisht se nuk është i mirëpritur këtu dhe s’duhet të dalë në qytet. Sidoqoftë, për çdo rast, policia serbe do të jetë e gatshme” – Tha gazetari serb.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: