Zvicra do të kërkojë të nisë kualifikueset e Euro 2024 me këmbën e mbarë. Kombëtarja helvete do të përballet me Bjellorusinë në transfertë, ndërsa më pas pret Izraelin (Ndeshjet e muajit mars).

Tashmë trajneri Yakin Murat ka bërë publike listën e të ftuarve. Ashtu si zakonisht, nuk mungojnë lojtarët shqiptarë ku përmendim emrat e Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri. Murat ka zgjedhur që të lërë në shtëpi Ardon Jasharin, pasi preferoi alternativa të tjera.

Pjesë e listës janë emra të njohur si ish lojtari i Milanit, Ricardo Rodriguez, apo futbollistë si Manuel Akanji i Manchester Cityt dhe Embolo i klubit nga Principata, Monaco.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: