Në mes të krizës energjetike në rritje në Evropë, Zvicra planifikon të godasë qytetarët që nuk respektojnë rregullat e reja të zbatuara për të rregulluar përdorimin e gazit këtë dimër.

Sipas një raporti nga e përditshmja zvicerane “Blick”, personat që shkelin rregullat e reja mund të përballen me gjoba apo edhe burgim deri në 3 vjet.

Sipas rregullave të reja të Zvicrës, temperaturat në ndërtesat me sistem ngrohje me gaz mund të rriten në maksimum 19 gradë celsius dhe uji mund të ngrohet deri në 60 gradë celsius.

Ngrohësit rrezatues janë të ndaluar ndërsa saunat dhe pishinat duhet të qëndrojnë të ftohta.

Këto janë pjesë e masave të përcaktuara në Ligjin Federal për Furnizimin Ekonomik Kombëtar, të cilit Departamenti Federal i Çështjeve Ekonomike (EAER) i referohet shprehimisht në një dokument zyrtar, thuhet në raport.

Markus Sporndli, zëdhënës i Departamentit Federal të Financave tha për “Blick” se norma ditore për gjobat mund të jetë së paku 30 franga zvicerane (30 dollarë) dhe maksimumi 3.000 franga zvicerane.

Kompanitë e shërbimeve publike gjithashtu mund të penalizohen nëse tejkalojnë qëllimisht kuotat e tyre të gazit.

Raporti thekson se qeveria po lëviz në një “zonë gri”, me sfida dhe mosmarrëveshje mbi masat ndëshkuese që mund t’i mbanin gjykatat të zëna.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb