Lidhjet e martesave në mes të të miturve në Zvicër duhet të shpallen të pavlefshme, pa asnjë përjashtim. Këtë gjë e synon Komisioni Ligjor i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, shkruan srf.ch

Aktualisht, martesat në mes të miturve ose me të mitur, të lidhura në vende të huaja, mund të njihen në Zvicër, sipas legjislacionit ende në fuqi, nëse kjo është në interes të të miturve, transmeton albinfo.ch. Por kjo është absurde, thonë në komision, pasi të rinjtë në fjalë shpesh ndodhen në gjendje varësie nga bashkëshorti i tyre i moshuar.

Këshilli Federal aktualisht është duke punuar në një model të ri për të mbrojtur më mirë çiftet e martuara nën moshën e lejuar me ligj. Por, në këtë model nuk është parashikuar shpallja e pavlefshme pa përjashtim e martesave të tilla.

Martesat e të miturve dhe ato me detyrim ose të aranzhuara kanë qenë në vazhdimësi temë me të cilën është marrë politika dhe mediat në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Në të shumtën e rasteve kur flitet për këto martesa, në shënjestër janë çiftet nga vendet e Ballkanitm, Turqia, Sri Lanka etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb