ZVICER- Në pranverën e vitit të ardhshëm, në Zvicër do të hidhen në qarkullim autobusët pa shoferë. Fillimisht do të nisin punën dy autobusë, që do të lëvizin nëpër trafikun e hapësirës turistike të Sionit.

Këta autobusë mund të mbajnë deri në nëntë njerëz të rritur, do të jenë pjesë e eksperimentit, për të parë nëse makina të ngjashme mund të lëshohen edhe në pjesë të tjera të vendit, transmeton Telegrafi.

PostBus do të kenë linja të veçanta dhe do të ndalojnë në stacionet e tyre. Ky lloj autobusi nuk kalon mbi 20 kilometra në orë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: