Zvicra është afër thyerjes së një tradite shekullore si një shtet neutral në konfliktet botërore, sipas një politikani vendas i cili akuzon vendin se është pozicionuar në kahun rus në konfliktin me Ukrainën për shkak të ligjit mbi armët e prodhuara në Zvicër.

Një politikan zviceran pro-ukrainas, Thierry, Burkart, ka bërë presion mbi qeverinë e Zvicrës për t’i dhënë fund ndalimit të eksporteve të armëve zvicerane në zonat e luftës.

Blerësit e armëve zvicerane pengohen ligjërisht nga rieksportimi i tyre, një kufizim që disa përfaqësues të industrisë së madhe të armëve të vendit thonë se tani po dëmton tregtinë. Në teori, vendet e treta mund të aplikojnë në Bernë për të rieksportuar armë zvicerane që kanë në stoqet e tyre, por leja pothuajse gjithmonë refuzohet.

Burkart, kreu i partisë së qendrës së djathtë FDP, i ka paraqitur një mocion qeverisë për të lejuar rieksportet e armëve në vendet me vlera të ngjashme demokratike me Zvicrën.

Nëse ndalojnë vendet e botës së tretë të rieksportin e armëve zvicerane, ato kanë në magazinë, tha Burkat, kjo do të thotë se ata janë në anën e Rusisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: