Kurrë më parë në histori, Zvicra nuk ka mundur të mposht Francën, por ka mundur ta ndal në katër barazime në shtatë përballjet ndërmjet tyre. Në futboll asgjë nuk është e pamundur, aq më pak në nivele të tilla, ku një detaj mund të vendos shumë, mjafton të mos shkojmë më larg se eliminimi i bujshëm i Holandës një ditë më parë. Franca zbret sërish në fushë me stofin e një ekipi brilant, me shumë yje, sigurisht favorit në çdo aspekt, por Dider Deschamps as që preferon të ndalet në detaje të tillë, për të kjo është një sfidë shumë e vështirë përballë një rivali me potencial: “Është një ndeshje për 1/8 ku në tavolinë është kualifikimi për në çerekfinale. Favorit ishim përpara se të niste evropiani por si unë ashtu edhe lojtarët e mi jemi të vetëdijshëm për cilësitë që ka Zvicra. Kanë pika të forta dhe janë të aftë të bëjnë gjëra të mira, jo më kot janë të 13-ët në renditjen e FIFA-s”, u shpreh Deschamps në konferencë për shtyp.

Xhaka
Xhaka

Zvicra dhe trajneri Petkovic shpresojnë shumë që përballë Francës të shohin edhe një herë Xherdan Shaqirin në versionin e tij më të mirë. Kapiteni Granit Xhaka në konferencë për shtyp shprehet se Zvicra vjen në këtë sfidë e relaksuar dhe me besimin se mund të bëjnë mirë: “Në tre edicionet e fundit jemi eliminuar gjithnjë në këtë fazë, këtë herë dëshirojmë të shkruajmë historinë. Franca është favorite por ne nuk fshihemi. Jemi të qetë dhe të relaksuar, e dimë se sa e rëndësishme është kjo sfidë, nëse japim 100% mund të shkruajmë historinë”, theksoi Granit Xhaka.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb