Kombëtarja e Zvicrës është pjesë e grupit G në Kupën e Botës, aty ku bëjnë pjesë edhe Brazili, Serbia dhe Kameruni. Trajneri i Murat Yakin ka publikuar listën e 26 lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren helvete në Katar 2022.

Mes lojtarëve të grumbulluar janë tre lojtarë shqiptarë: kapiteniGranit Xhaka (Arsenal), Xherdan Shaqiri (Chicago Fire) dhe Ardon Jashari (Luzern). Ky i fundit është 20 vjeç dhe luan si mesfushor shkatërrues tek ekipi zviceran.

Jashari ka lindur në Zvicër dhe është një prodhim i klubit të Luzernit. Ai po zhvillon paraqitje shumë të mira në kampionatin helvet dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 14 ndeshje me Luzernin.

Lista

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb