ZVICER– Refugjatët të cilët vijnë nga vendet e treta dhe që konsiderohen si vende të sigurta (si për shembull, Kosova) nuk do të marrin azil.

Kështu ka vendosur sot paradite nga Këshilli i Ministrave të Austrisë, të cilët miratuan amendamentin e ligjit për të huajt, bëjnë të ditur mediat austriake, transmeton “albinfo”.

Kjo është mënyra më e mirë për të shkurtuar kërkesat për azil, për të cilat nga tash e tutje vendimi do të merret në mënyrë të shpejtë, brenda dhjetë ditësh.

Në instancën e parë azilkërkuesit e refuzuar do të mbeten pa përkujdesje të shtetit austriak dhe ata mund të mbesin në rrugë.

(e.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: