Zvicra nuk votoi pranimin e Kosovës në UEFA por Granit Xhaka që loz me Kombëtaren e këtij vendi ashtu si bashkëkombasit e tij nuk mund të mos e shprehë kënaqësinë për lajmin e madh.

Xhaka shfrytëzoi profilin e tij zyrtar në “Facebook”, për të uruar pranimin e Kosovës. “Urime Kosova”, shkroi Xhaka, ndërsa nuk kanë munguar as komentet e shumta pozitive. Prej kohësh mediat zvicerane shkruajnë për mundësinë e largimit të tij tashmë drejt anëtares më të re të UEFA-s, Kosovës.

xhaka1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: