GJENEVË– Zviceranët votojnë sot për krijimin e një të ardhure bazë për të gjithë, të punësuar ose jo, një projekt unik në botë që ka ngjallur debate të forta në një vend ku vlerësohet shumë vlera e punës.

Megjithatë, sipas sondazheve të fundit, ky propozim i paraqitur nga një grupim pa përkatësi politike, ka pak shance që të kalojë.

Në fakt nuk ka ndonjë gjë të habitshme nëse kujtojmë se në vitin 2012, zviceranët kishin refuzuar që të rrisnin pushimet e paguara nga 4 në 6 javë, sepse i trembeshin një rënie të konkurueshmërisë.

Kjo iniciativë popullore për një të ardhur bazë të pakushtëzuar propozon dhënien e një pagese universale çdo muaj për të gjithë zviceranët dhe të huajtë që jetojnë në vend prej të paktën pesë vitesh, nëse kanë apo jo një punë.

Shuma e kësaj të ardhure mbetet për t’u fiksuar, por grupi në origjinë në kësaj iniciative sugjeron të jepen 2 500 franga zvicerane (2 260 euro) për çdo të rritur, një vlerë shumë e ulët për të jetuar në Zvicër, si dhe 650 franga zvicerane për çdo minoren.

Kjo kërkon gjithashtu një buxhet shtesë prej rreth 25 miliardë frangash zvicerane (22,6 miliardë euro) në vit, që do të financohet nga taksa shtesë.

Sipas sondazhit më të fundit të realizaur nga instituti “gfs.bern”, 71 për qind e zviceranëve do të votojnë jo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: