Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri konstaton se Avdullah Hoti gjatë vizitës në Bruksel u vendos në pozitë të papërshtatshme.

Sipas tij, terreni në Bruksel ishte i minuar dhe sidomos në pritjen e Vuçiçit në korridor u vendos në pozitë jo të mirë.

Tahiri thotë se Hoti është i drejtë pro Vuçiç e priti në korridor gjë që është jashtë protokollit, dhe sidomos që pyetja nëse di apo jo serbisht.

“Në takimin e Brukselit ka ra në mina. Të gjithë punojmë sipas protokollit. E vendosën nën një pozicion të papërshtatshëm në pritje të Vucicit, në korridor. Kjo është kundër protokollit. Pastaj kemi pasur edhe librin “Kosova e Metohija”. Të gjitha këto kanë qenë kundër pozicionit të tij”, shtoi ai.
Është shfrytëzuar nga opozita në Kosovë. Nuk është ajo pyetja, si ishte, a din ti serbisht. Hoti nuk është nga ata që i kthejnë këto”, shton ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb