SHKUP – Musa Xhaferi ka folur për herë të parë në lidhje me incizimin e bisedës “hot” me Ermira Mehmetin.  Gazeta “Dnevnik” ka arritur të komunikojë me zv/kryeministrin Musa Xhaferi. I pyetur nëse do ngrejë padi lidhur me bisedën inkriminuese telefonike, Xhaferi është përgjigjur: “Do të vendosim deri nesër…”.

Në pyetjen se kush do të vendosë, partia ose personat e prekur, “Dnevnik” nuk ka marrë përgjigje. Deputetja Mehmeti nuk ka qenë e disponueshme për asnjë lloj komenti. Në BDI të hënën kanë premtuar se do të prononcohen brenda ditës, mirëpo më vonë nuk kanë qenë të disponueshëm.

“Skandali i paparë me lëshimin në opinion të bisedave private nga materialet e përgjuara në mënyrë joligjore po vazhdon, deri sa institucionet kompetente – si Prokuroria Speciale publike dhe MPB nuk po ndërmarrin asgjë ta pengojnë këtë veprimtari joligjore. Dhe deri sa opinioni pret përgjigje nga prokurorja speciale Katica Janeva të fillojë procedurë penale kundër personave që qëndrojnë pas bisedave të publikuara private mes kryeredaktorit të “Sitelit”, Dragan Pavlloviq – Llatas dhe pronarit të këtij mediumi Goran Ivanov, që para një muaji u lëshuan në opinion, gjatë fundjavës incizime të reja komprometuese nga një bisedë telefonike private mes zv/kryeministrit Musa Xhaferi dhe deputetes Ermira Mehmeti nga BDI-ja, qarkullojnë në rrjetet sociale dhe sërish e kanë shokuar opinionin”, shkruan Dnevnik.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: