TIRANE- Zëvendëskryeministrja Senida Mesi vlerëson punën e bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por shton se ka ende punë për të bërë. Në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin në “News24”, e pyetur për të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”, Mesi ka theksuar se deri më tani ka patur përparim. Por pas insistimit të gazetares Eni Vasili, “nëse janë kapur apo jo”, Zëvendëskryeministrja është përgjigjur se ende nuk janë kapur “peshqit e mëdhenj”.

Senida Mesi: Ambasadori Lu ka deklaruar se disa peshq janë kapur…

Eni Vasili: A janë kapur “peshqit e mëdhenj”?

Senida Mesi: Nuk janë kapur akoma

Eni Vasili: A duhej që vettingu të fillonte nga politikanët dhe jo nga reforma në drejtësi, pasi kryesisht politikanët quhen si peshqit e mëdhenj?

Senida Mesi: Çdo politikan, anëtar i Kuvendit ka deklaruar legjitimitetin e aseteve. Gjithsecili nga anëtarët e Kuvendit ose dhe Këshilli i Ministrave. Unë jam e hapur para çdo kontrolli dhe verifikimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb