Popullsia e Bullgarisë është zvogëluar për 11.5 për qind në dekadën e fundit, kanë treguar të dhënat preliminare të regjistrimit.

Numri i popullsisë ka rënë për më shumë se 844,000 persona, përkatësisht nga 7.3 milionë në 6.5 milionë, ka thënë Instituti Kombëtar i Statistikave.

Ekspertët kanë thënë se këto shifra janë rezultat i rënies së numrit të lindjeve, shkallës së lartë të mortalitetit, popullsisë në plakje dhe migrimit nga ky vend i BE-së.

Vetëm në kryeqytetin bullgar, Sofje, ka pasur rritje të shkallës së popullsisë.

Zvogëlimi më i madh është regjistruar në provincat veriperëndimore, Vidin dhe Montana.

Instituti Kombëtar i Statistikave pret që të dhënat finale të regjistrimit të popullsisë të publikohen në fund të vitit 2022.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në këtë shtet është kryer më 2011. /Rel

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb