Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, tregon se ky i fundit e ka prezantuar me dy shqiptarë, të cilët punojnë në Shtëpinë e Bardhë.

Thaçi, përmes një postimi në facebook, ka treguar se pas takimit ka takuar dy të rinj me origjinë nga Kosova, Yll dhe Ylber Bajraktarin.

“Pas takimit të ngrohtë dhe përmbajtësor, zv. Presidenti Pence, me shumë krenari, më
tha: ‘zoti President, tani do të kem nderin që t’ju njoh me dy të rinj me origjinë nga Kosova, Yll dhe Ylber Bajraktarin. Ata punojnë me ne në Shtëpi të Bardhë’. Sigurisht, m’u bë zemra mal me arritjet e tyre.
Ylli dhe Ylberi, me punë dhe vetëmohim, pa të njohur e pa hile, arritën në majat e administratës amerikane. Njëkohësisht, kjo flet edhe për zemrën e madhe dhe të hapur të popullit amerikan, e cila, mbi të gjitha, e çmon punën, guximin dhe besnikërinë. Yll dhe Ylber, jam krenar me ju! Ju priftë e mbara gjithmonë!”, ka shkruar Thaçi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb