Ukraina nuk ka pajisje të mjaftueshme ushtarake për të nisur një kundërofensivë kundër Rusisë, tha nënkryetari i zyrës së Presidentit Zelenskyy.

Ihor Zhovkva tha se vendi i tij ka nevojë për automjete të blinduara dhe tanke nëse dëshiron të “çlirojë” zonat e pushtuara nga Moska.

Ai shtoi se “objekti kryesor” i vizitave të Zelenskyy në fqinjët evropianë në ditët e fundit ishte kërkesa për ndihma ushtarake shtesë.

“Për të nisur një kundërofensivë, me rezultat çlirimin e territoreve të Ukrainës, na duhen sisteme të mjaftueshme artilerie dhe municione. Na duhen automjete të blinduara dhe tanke”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb